SHPDK morri pjesë në Konferencën IV "Ekonomia shpëton Luginën"
Për të katërtin vit radhazi, Konferenca "Ekonomia shpëton Luginën" mblodhi afaristë, investitorë, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe diasporës shqiptare, me synimin për të krijuar iniciativa konkrete për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës. Për herë të parë, konferenca u mbajt në Bujanoc.
Edicioni i katërt synoi të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve, institucioneve dhe diasporës shqiptare, të nxisë investimet dhe të promovojë potencialin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi e veçantë për SHPDK-në (Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës) për të përfaqësuar industrinë e përpunimit të drurit. Në këtë event morën pjesë 5 anëtarë të shoqatës.
Zhvillimi ekonomik i Luginës ndërtohet përmes punës, prodhimit vendor, investimeve dhe lidhjes së bizneseve me njëri-tjetrin.